Ceremonia e çeljes së TPA Horwath Albania

| Reading Time: 2 Min

TPA in Albania, Opening CeremonyU zhvillua në Tiranë më datë 8 Maj 2013 ceremonia e çeljes së TPA Horwath Albania, që synon në rritjen e profesionalizmit dhe transparencës në fushën e kontabilitetit dhe njëherësh do të ndikojë edhe në përmirësimin e performancës së kompanive, që zhvillojnë aktivitetin e tyre ekonomik në Shqipëri. Në aktivitet morën personalitete të fushës së ekonomisë dhe financave shqiptare si dhe përfaqësues të bizneseve austriake që operojnë në vendin tonë. I pranishëm në këtë takim ishte dhe ambasadori Austriak në vendin tonë, z.Floarian Raunig dhe zv. Ministri i Financave , z Nezir Haldedaj dhe titullarë të TPA Horwath, me seli në Austri.

Partneriteti Austri-Shqipëri tashmë i siguruar dhe nga TPA Horwath Albania me qendër në Tiranë, fokusuar në fushën e konsulencës së financave, kontabilitetit dhe auditit, mbështetur në standardet europiane, sipas prof. Agim Binaj, partner menaxhues i TPA Horwath Albania, është koperimi që me ekspertet austriakë, krahas rritjes profesionale do të ndikojë edhe në rritjen e besimit të investitorëve të huaj që e shohin vendin tonë si një mundësi zhvillimi.

Kjo iniciativë nuk erdhi rastësisht, por si rrjedhojë e njohjes së vlerave reciproke të këtij profesioni, vlerësoi në fjalën e tij kontabilisti. Sikurse dihet Austria është vendi me traditë në këtë fushë, ndërsa në Shqipëri ky profesion ka filluar të marrë jetë 15 vite më parë. Promovimi i kësaj iniciative përbën një vlerë të re për vendin tonë, i cili ka nevojë për më shumë transparencë në aktivitetet e biznesit, më shumë profesionalizëm si edhe kapacitete të reja shumë të nevojshme në fushën e besueshmërisë së informacionit kontabël.

TPA Horwath, është një nga këshillimor tatimor kryesor dhe sherbimeve te kontrollit kompanitë në Austri si dhe në 12 vende në Evropën Qendrore dhe Jug-Lindore. TPA Horwath Albania” bëhet tashmë anëtar i rrjetit ndërkombëtar të Crowe Horwath International, e cila është një shoqatë globale e kontabilistëve tatimore ligjërisht autonome dhe të pavarur, auditorët dhe konsulentët e menaxhimit.

Ndërsa ambasadori Austriak në Tiranë, Florian Raunig, u shpreh se do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në fushën e financave dhe taksave. Austria është në vendin e tretë përsa I përket nder investimeve të huaja, por ne u shpreh ambasadori Rauing nuk eshte se jemi duke ofruar investime por edhe shërbime te ndryshme si ky që celebrojmë . TPA Horwath ofron shërbime për problemet me taksat. Kohët e fundit ne kemi nënshkruar kontrata me kredi të buta me Qeverinë Shqiptare për sistemin e taksimit elektronik dhe kjo do ta lehtësojë punën tuaj të pagimit të taksave, shtoi ndër të tjera në fjalën e tij z.Florian Rauing.